E hënë, 2 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Pasi mjekët u ‘zhduken’ nga Shqipëria, Rama mburret se i gjeti punë doktoreshës

Pas lajmeve të shumta se mjekët dhe infermierët shqiptarë largohen nga vendi për të punuar në vendet e perëndimit, kryeministri Edi Rama mburret se ka arritur ti gjeje një vend pune një mjekeje që sapo kishte mbaruar universitetin e mjekësisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë tregoi se si një vajzë nga Korça e diplomuar për Mjekësi arriti të merrte përgjigjen për vendin e punës në Drejtorinë e Shëndetit publik pasi shkroi në portalin Shqiperiaqeduam.al. Rama theksoi se mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin.

Kryeministri vijon me propagandën e tij sikur të jetonte në një univers paralel. Pasi mjekët dhe infermierët largohen dhe lënë vende vakante nuk është shumë e vështirë për të gjetur vende të lira punë. Por e vështirë është sistemi se si të fitosh këtë vend punë. Kryeministri tregon se funksionon vetëm duke i shkruar atij.

Disa nga lajmet se çfarë po ndodh me largimin e mjekeve dhe infermierëve i gjeni më poshtë:

https://tiranatoday.com/shkencetari-shqiptar-u-skandalizova-shqiperia-debon-mjeket-permes-bursave/

https://tiranatoday.com/mjeket-arratisen-ne-perendim-rama-ben-show-portalesh/

https://tiranatoday.com/infermieret-shqiptare-arratisen-drejt-gjermanise/

https://tiranatoday.com/anketimi-alarmantmjeket-qeveria-na-perbuz-na-shkel-me-kembe-do-arratisemi-jashte-vendit/

https://tiranatoday.com/revolucioni-i-heshturte-rinjte-largohen-nga-shqiperia-por-nuk-kerkojne-azil/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...