Shqipëria

Pasi e vunë me ‘shpatulla pas murit’, reagon Ledri Vula: “Edhe femrat po shajnë si ne”

               Publikuar në : 07:54 - 16/04/19 Enno

Këngëtari i njohur, Ledri Vula gjatë një interviste në emisionin “NIN” deklaroi se: “Edhe femnat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka s’o n’rregull!”

Mirëpo, kjo fjali ka shkaktuar shumë reagime në rrjet, dhe kanë qenë të shumta në numër femrat që e kanë kundërshtuar këngëtarin, pasi është perceptuar si një koment me përmbajtje diskriminuese dhe nuk është pëlqyer aspak nga ndjekëset, duke shkaktuar zhurmë në media.

Por, Ledri Vula nuk e ka mbylluar me kaq, ai ka reaguar së fundmi duke vendosur që të sqarojë gjithçka përmes një postimi.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore.

Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më  pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na.

E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni”, tha Ledri.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT