E premte, 10 Korrik, 2020
28 C
Tirana

 ‘Pashalimani’ do i jepej Turqisë?/ Ja çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Shifra të frikshme nga pandemia, 2 pacientë humbin jetën tek Infektivi

Pandemia ka mbërthyer vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sërish për shifra në rritje të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Një ditë më parë, mediat greke dhanë alarmin duke shkruar se kryeministri Rama ishte i gatshëm t’i jepte Turqisë bazën e Pashalimanit, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare. Shqetësimi ishte rritur pasi me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihej prezenca e luftëanijeve turke. Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se pas bazës së Kuçovës, edhe Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare. Ishte kjo kërkesë e bërë nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, që Aleanca të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve që ofron për të investuar edhe aty një bazë detare.

Në tetor të vitit të shkuar, ministrja Olta Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D.Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët, për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO, atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

E në një përgjigje të kësaj kërkese, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi nga Brukseli se ekspertët e Aleancës, po e vlerësojnë dhe do ta marrin në konsideratë një gjë të tillë.

Ndërkaq baza ajrore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti, sipas projektit të hartuar nga NATO, një investim ky që kap vlerën e 50 milonë eurove.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Infektohet kreu i Gjykatës së Posaçme, zbardhet vendimi për çështjet që gjyqtari kishte në dorë

Koronavirusi ka prekur edhe Gjykatën e Posaçme në Tiranë. Drejtuesi i saj Sandër Simoni ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Raportohet se pas daljes së rezultatit...

Kadastra që ‘ha’ drejtuesit/ Ikën drejtori i shtatë në Vlorë, zbardhen arsyet

Vetëm një muaj ka zgjatur detyra e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi. Jurgen Pilkapi, pas vetëm 1 muaji e pak ditë nga emërimi...

Java mbyllet pozitivisht për valutat e huaja, dobësohet dollari amerikan

Kjo javë është mbyllur pozitivisht për monedhën europiane e cila blihet këtë të premte me 123.7 lekë dhe shitet me 124.3 lekë, sipas kursit...

“Sot në orën 13:00”/ Rama del me njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama pritet të japë vendimin final të Partisë Socialiste, mbi reformën zgjedhore. Kreu i qeverisë ka njoftuar me anë të një postimi...

E përndiqte për një kohë të gjatë, arrestohet maniaku 61-vjeçar në Tiranë

Blutë e Tiranë kanë prangosur një 61-vjeçar. Arrestimi i shtetasit me inicialet D. D., 61 vjeç është bërë nga Komisariati nr.4 në kryeqytet. 61-vjeçari dyshohet...