E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Shqipëria…

Vendi ynë ka shënuar një përmirësim në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve pa viza. Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i “Hanley&Partner” i cili e rendit Shqipërinë në vend të 48, i takon pasaportave më të fuqishme në botë.

Kështu, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt 116 vendeve të huaja, pa pasur nevojë të ndjekin procedurat e marrjes së vizave. Ndërkohë, në indeksin e publikuar në muajin janar (i cili rishikohet çdo tre muaj), Shqipëria listohej e 50-ta, me lëvizjen e qytetarëve pa viza drejt 115 vendeve.

“Shqipëria, për shembull, ka lëvizur deri në 28 vende në indeks gjatë dhjetë viteve të fundit, ku qytetarët mund të lëvizin në 116 destinacione pa vizë paraprake”, thuhet në njoftimin zyrtar të ‘Hanley.’
                                                                                                                                                                            Burimi: Hanly&Partner

Ndërkohë, në kontinentin europian pasaporta gjermane mbetet dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit, ku shtetasit gjermanë mund të lëvizin pa viza drejt 188 vendeve.

Ndërsa, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vijojnë të kryesojnë listën si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë, duke ndarë mes tyre vendin e parë. Mbajtësit e pasaportës së secilit nga këto tre vende mund të vizitojnë 189 shtete pa pasur nevojë për vizë.

Lexo edhe :   Mbërrin i ftohti polar, temperaturat ulen deri në -4 gradë
Lexo edhe :   Mbërrin i ftohti polar, temperaturat ulen deri në -4 gradë

Nga ana tjetër, vendi europian me pasaportën më ‘të dobët’ është Kosova, e cila renditen në vend të 95, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm vetëm drejt 43 vendeve, duke përfshirë katër vendet fqinje, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë./SCAN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prishje pazaresh dr*ge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

Blutë e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me...

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...