Policia ka arrestuar një qytetar në Belgjikë, pasi u filmua duke lëpirë gishtin dhe më pas duke e fshirë atë në tubin e trenit me të cilin po udhëtonte.
Siç duket edhe nga pamjet, i riu heq maskën, lëpin gishtin dhe më pas bën gjestin e shëmtuar për të përhapur koronavirusin në tren.
Regardez moi ce fdp qui est sûrement contaminé du coronavirus ce qu’il fait sur les barres des transports publique !!! Ne touchez plus les barres ! #coronavirus #STIB pic.twitter.com/t2QvYZKEJq
— souf (@SoufOff) March 9, 2020
Sipas “Independent”, veprimi i tij ishte i qëllimshëm, por pasi u arrestua ai u konstatua se ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë mësohet se kompania e ka hequr trenin nga qarkullimi për ta dezinfektuar.
Kujtojmë se Belgjika ka shpallur gjendjen emergjente në vend, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Deri më tani në Belgjikë janë identifikuar 399 persona të prekur nga koronavirusi, 3 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.