E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Pas zyrtarit amerikan, sot në Kosovë vijnë dy këshilltarët e Merkelit

Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, të cilët kanë takuar liderët e vendit lidhur me çështjen e taksës dhe dialogut me Serbinë. Gjatë fundjaves që lamë pas, në Kosovë qëndroi për vizitë nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale.

Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Kujtojmë se nënsekretari i shtetit David Hale i ka ftuar liderët e Kosovës që të flasin me një zë, sepse në këtë mënyrë pozicioni i Kosovës në dialog do të ishte më i fortë.

Në një intervistë për T7 dhe Gazeta Express ai ka thënë se “asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”. Z. Hale nuk ka dashur të komentojë nëse SHBA do të mbështesë zgjidhjet që do të bëheshin duke ndryshuar kufijtë në baza etnike.

Mesazhet që Hale i dha në këtë intervistë ishin aq të matura, aq larg prej çfarë u tha javën e kaluar, se është jashtëzakonisht problematike edhe për të nxjerr një titull të fortë. Ai nuk ka thënë që ushtria amerikane do të largohet. Ai nuk ishte i rreptë në çështjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ai nuk ishte dramatik as në kohën e mbetur për të përfunduar dialogun me Serbinë, që siç thuhet është fundi i këtij viti.

“I mbetet Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje, e cila duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Hale./Express/

Lexo edhe :   Media e Beogradit/ Rama sulmon Serbinë: "Je i mundur në fushën e betejës"
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...