Politikë

Lubonja ngre pyetjen: A e dinte Tahiri se Habilajt merren me lëndë narkotike?


               Publikuar në : 23:11 - 19/09/19 Enno

Analisti Fatos Lubonja, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Lubonja u shpreh se shqiptarët sot kanë vetëm një pyetje, nëse Tahiri e dinte se Habilajt merreshin me drogë apo jo.

Sipas analistit, një njeri i ndershëm nuk mund të blejë makinë ose të bëjë pazare me kushërinj, për të cilët ka dijeni se merren me trafik të lëndëve narkotike.

Unë mendoj se shpërdorimi i detyrës matet me dëmin. I bie që shpërdoron detyrën, do të thotë se ti nuk bën punën. Ai akuzohet për kanabizimin e Shqipërisë. Dëmi mund të jetë shumë i madh nga Tahiri. Ne shqiptarët ngremë një pyetje.

Po Tahiri a e dinte se Habilajt merrshin me drogë? Unë them se e dinte. Nëse ky nuk e dinte, Nëse unë jam i rregullt, them Habilajt merreshin me drogë këta. Unë them t’i hetoj e jo të bëhem palë me ta. Problemi është se ne e dimë të gjithë sesi është ndërtuar Shqipëria”, deklaroi ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT