Rajoni

Pas tërmetit të fuqishëm, mbyllet plazhi në Greqi


               Publikuar në : 18:41 - 21/07/19 Enno

Autoritetet greke kanë vendosur që të mbyllin plazhin në Porto Rafti, pas tërmetit me magnitudë 5.3 ballë që lëkundi Athinën dy ditë më parë.

Gjatë tërmetit disa shkëmbinj u shkëputën në këtë plazh dhe ende sot ka rrezik që ky fenomen të vijojë. Ka qenë vetë kryebashkiaku i Markopoulos, Sotiris Methenitis, i cili njoftoi evakuimin e plotë të plazhit që ndodhet vetëm 40 kilometër larg Athinës, si dhe mbylljen e tij përkohësisht për shkak të shkëputjes së shkëmbinjve.

“Ne po u bëjmë thirrje urgjente qytetarëve dhe qytetarëve për shpalljen e këtij njoftimi, si dhe vetëdijesimin për nevojën, bashkëqytetarë ose pushues, të paktën për 10 ditë, që të mos lahen në atë plazh, derisa të ruhet siguria e nevojshme”, u shpreh Sotiris Methenitis.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT