Para pak orësh, Basha ishte në Presidencë, ku u takua me Bujar Nishanin, takim ky që zgjati rreth 40 minuta.
Por, takimet intensive vijojnë ende. Së fundmi, kreu i PD-së ka mbërritur në zyrën e Berishës.
Pas takimit, Basha tha për mediet:
“Nuk komentoj qëndrimin e mazhorancës. Nuk do të rivendoset më monizmi as në Kavajë, as në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.”