E premte, 30 Korrik, 2021
36.5 C
Tirana

Pas takimit me Merkel, PD sulmon Ramën: Pse hesht? Thuaj kushtet e kancelares

Një ditë më para kryeministri Edi Rama takoi kancelaren Angela Merkel në Berlin. Por, vetëm sot ka reagua PD, lidhur me takimin e tyre.
Ka qenë nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, që ka reaguar duke thënë se Rama është i detyruar që të bëj transparentë të gjithë bisedimet që ka pasur me Kancelaren.
Më tej, Shehu shkruan se Rama është i detyruar që të bëj publike se kush janë parakushtet e çeljes së negociatave.
Reagimi i plotë
Me kerkojne nje opinion disa gazetare mbas takimit Rama-Merkel: “Si mendoni per celjen e Negociatave ne qershor?”
Se pari Z.Rama eshte i detyruar te beje transparencen e bisedes me Kancelaren, aq me shume per cfare lidhet me ate eveniment kaq te mire pritur nga shumica e shqiptareve, per te cilin ata kane dhene nje kontribut te cmuar qe prej dhjetorit 1990.
Deri me tashti nga ai ka heshtje te plote.
Pa asnje dyshim eshte ai qe duhet te beje publike se kush jane “para kushtet” e celjes se negociatave, per te cilat foli Zj.Merkel, si dhe axhenden e realizimit te tyre.
Se dyti, ne lidhje me pyetjen e mundesise se celjes se Negociatave, une gjykoj se realizimi i atyre “para kushteve” eshte me shume rendesi ne kete drejtim.
Pra eshte perseri Kryeministri, i cili tashme duhet te realizoje ato qe Kancelaria i ka kerkuar atij ne reth nje ore takim, pavaresisht nese i intereson apo jo ta beje kete.
Dhe jam i bindur se Zj.Merkel i ka ngritur shqetesime te medha e konkrete, qe lidhen me problemet ne vend e te tjera te krijuara nga neve ne Rajon.
Po keshtu jam i bindur se ajo konkretisht i ka kerkuar perballimin e zgjidhjen e disa prej tyre ne nje kohe shume te shkurter; dhe ketu perseri duhet transparence e plote.
Te shpresojme e punojme qe ne qershor te merret nje vendim pozitiv

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koka*na në kutitë e picave/Pronarja e makinës ishte një grua

Detaje të reja janë mësuar sa i takon aksionit të zhvilluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u prangosën 5 persona, dhe 1...

Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit

Nga Blendi Kajsiu (*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’.) Kritika që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi i bëri Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në krah...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës

Pas refuzimit për t'i pritur në zyrë dhe për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit...

Chelsea shijon golat e tij, Armando Broja gati për sfidat e shtatorit

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat...

Brazil/ Rio De Janeiro vaksinon banorët e getos si pjesë e një programi pilot

Mijëra banorë të një lagjeje të varfër në qytetin brazilian të Rio de Janeiros duhet të vaksinohen kundër koronavirusit në një projekt pilot. Projekti do...