E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Pas Spanjës, edhe Franca lejon hyrjen e shqiptarëve të vaksinuar

Pas Spanjës, edhe Franca do të lejojë hyrjen e shqiptarëve që kanë bërë vaksinat. Por ndryshe nga shteti spanjoll që i njeh edhe vaksinat kineze, ai francez nuk do t’i marrë në konsideratë.

Tirana International Airport ka bërë të ditur se Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Lexo edhe :   Stambolli bëhet destinacioni i parë i fluturimeve për shqiptarët
Lexo edhe :   Stambolli bëhet destinacioni i parë i fluturimeve për shqiptarët

Dje u njoftua se Spanja hapi dyert për të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike që kanë bërë të dy dozat e vaksinës ndaj Covid-19. Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac./Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...