E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Pas shpërthimit dhe protestave masive, qeveria e Libanit jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, bën me dije se qeveria ka vendosur të japë dorëheqjen, pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në portin e Bejrutit.

Ministri sqaroi se vendimi ishte marrë nga presioni në rritje që vinte nga qytetarët dhe të disa ministrave të cilët kishin paralajmëruar se do të jepnin dorëheqjen.

“E gjithë qeveria dha dorëheqjen”, tha ai për gazetarët në fund të një takimi të kabinetit qeveritar.

Sipas tij, kryeministri Hassan Diab do të shkojë në pallatin presidencial për të dorëzuar dorëheqjen në emër të të gjithë ministrave.

Dorëheqja e qeverisë vjen pas dy ditësh demonstratash në Bejrut, ku u regjistruan edhe përleshje të shumta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Co*id-19/ Rënie e lehtë e infektimeve, 20 viktima në 24 orë

Kurba e koronavirusit në Shqipëri ka pësuar një rënie të lehtë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 764 raste të reja. Ndërkohë, 20...

Shqipëria, vila që fiton

Nga: Frrok Çupi A janë në realitet apo në obsesion?- kjo është çështja. Deri më sot slogani ishte ‘Shqipëria fiton’; ndërsa sot shtuan edhe fjalën...

Mbi 60% e rusëve nuk duan Sputnik V, e konsiderojnë Covid-in si armë biologjike

Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të marrin vaksinën Sputnik V të Rusisë dhe rreth i njëjti numër beson se...

75 mln euro humbje/ Skuadra italiane heq dorë nga ndërtimi i stadiumit të ri

Gjatë mbylljes së bilancit për vitin 2020, bordi i drejtorëve të Romës njoftoi se ata nuk do të shkojnë më përpara me projektin për...

Meta: Kush prek votën dhe provokon sovranin, do të marrë përgjigjen e merituar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”. Kreu i Shtetit u njoh me përpjekjet e kësaj...