Shkolla “Saadi” që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë është mbyllur.
Vendimi për mbylljen e saj është dhënë nga Ministria e Arsimit, ndërsa nuk janë dhënë arsyet e qarta që çuan në marrjen e këtij vendimi.
BalkanWeb ka publikuar dokumentin i cili mban firmën e ministres Shahini. Kujtojmë që ky hap vjen vetëm pak kohë pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve iranianë në Tiranë.
Diplomatët e shpallur si të padëshiruar janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Bëhet me dije se njëri prej tyre ishte edhe drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi”, që financon pikërisht shkollën në fjalë.