E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Pas shkarkimit, Meta mund të ngujohet në Presidencë?

Nga: Artur Ajazi

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”. Këtë shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit në postimin e tij në fb.Sipas tij “Presidenti i Republikës do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”.

Por komisioni ka përmbyllur dosjen hetimore, dhe gjithçka pritet të mbarojë me votimin brënda 7 ditësh me votimin në Parlament. Kreu i komisionit zoti Hyseni përsëriti edhe njëherë pretendimet se “presidenti ka cenuar imazhin e vendit dhe raportet e Shqipërisë me partnerët, gjatë fushatës elektorale presidenti nuk ka siguruar unitetin kombëtar, ndërsa mesazhet e tij kundër mazhorancës janë cilësuar si të paprecedenta”.Ndërkohë ai tha se “u respektua ligji sa i takon informacionit të klasifikuar nga SHISH mbi kreun e shtetit”. Duket se gjithçka ka vajtur sipas parashikimit të kryeministrit Rama, brënda kornizave dhe afateve ligjore. Por nga frëngjia e Presidencës, reagimet e Ilir Metës dallgëzohen, herë si orvatje për tu dukur “menefregist” ndaj asaj që po ndodh, dhe herë si “vojokushas”, i cili është i vendosur të mos e lëshojë postin deri në datën kur i mbaron mandati. Sërish Meta shkel ligjin dhe normat kushtetuese, duke vazhduar me avazin e vjetër të tam-tameve deklarative përmes zëdhënësit të tij, që e ka kthyer në levë të bindur, duke dalë nga pozicioni që duhet të mbajë. Hamendësitë thonë se “Meta pas vendimit përfundimtar për shkarkimin nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese, mund të ngujohet në Presidencë, dhe të dalë prej andej në 24 Korrik 2022”.Edhe kjo mund të ndodhë, duke patur parasysh gjendjen emocionale dhe psikike të kreut të shtetit, sidomos pas shpalljes “non-grata” të mikut të tij Berisha.

Prishja e raporteve me SHBA-në, DASH-in, injorimi i hapur që ai ka nisur ti bëjë faktorit ndërkombëtar, kryesisht zonjës Kim, natyrisht do të çojë në një përfundim aspak komod për një kryetar shteti, që është i akuzuar nga shkeljet ligjore dhe kushtetuese. Ilir Meta do të shkarkohet, dhe padyshim do të shkojë në ndjekje penale për tu përgjigjur para ligjit, mbi ç’ka ka bërë deri sot. Cinizmi, arroganca, sjellja dhe reagimet e tij të shoqëruara mer veprime rrugaçeske, të padenja për një kryetar shteti, detyruan shumicën parlamentare të ngrejë me urgjencë Komisionin Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. Kjo njëherësh ishte kërkesë jo vetëm e 49 deputetëve, por edhe faktorëve të tjerë të brëndshëm, deri tek qytetarët e thjeshtë.Nuk mundet më asnjë minutë, që Shqipëria të përfaqësohet nga një kryetar shteti si Ilir Meta, njeri brutal, partiak, emocional, i pacivilizuar, i akuzuar për afera korruptive, dhe krejtësisht i padenjë për një post aq të rëndësishëm. Me shkarkimin e tij, ky Parlament do ti bëjë nderin më të madh vendit,kurse drejtësia e re, do të ketë rrugën e hapur për të nisur procedimin penal ndaj tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...