E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Pas Pireut, porti i Selanikut do të menaxhohet nga rusët, çfarë do të bëjë SHBA

Nga Francesco De Palo “Formiche.net”

Ivan Savidis një oligark greko-rus, ish deputet i Dumës (parlamentit rus), ka blerë zyrtarisht të gjithë paketën e aksioneve të portit grek të Selanikut. Kompania e tij “Belterra Investments Ltd” me seli në Qipro ka blerë 100 pët qind të “Melbery”, kompanisë që e menaxhon portin e dytë më të madhe në Greqi.

Porti i Selanikut, që është thelbësor në dinamikën e Euroballkanit, do të zotërohet kësisoj  nga njeriu më i pasur në Greqi (renditet i 1800 në listën globale të revistës Forbes). Kjo blerje nuk është vetëm një çështje e thjeshtë tregtare.

Sepse kinezët që janë pjesë e konsorciumit po përpiqen që të godasin aleancën greko-amerikane në Greqinë Veriore. Dhenë këtë drejtim, edhe Autoriteti Portual i Selanikut ka shprehur interes për portin e Aleksandroupolis, që megjithatë është tashmë në orbitën e Shteteve të Bashkuara.

Kompania “Belterra” me seli në Qipro, në pronësi të Savidis, ka blerë përmes kompanisë “Helanor Holdings Ltd.” pjesën e mbetur prej 70 për qind të aksioneve të kompanisë “Melbery Investments Ltd.”, duke u bërë kësisoj aksioneri i vetëm i “Melbery” dhe në të njëjtën kohë aksioneri me shumicën dominuese në “SEGT” me 66.67 për qind.

Në këtë mënyrë “Belterra” fitoi indirekt 67 për qind të të drejtave të përgjithshme të votimit të OLTH SA (pra Portin e Selanikut). Loja që po luhet është shumë komplekse, dhe ne përpiqemi ta shpjegojmë atë me lidhjet mes kompanive të interesuara.

THPA SA, Autoriteti Portual i Selanikut, është në pronësi dhe kontrollohet kryesisht nga një kompani me seli në Qipro, “South Europe Gateway Selanik Limited” (SEGT ). Kompania shtetërore kineze“China Merchants Port Holdings” (CMPH), zotëron në mënyrë të tërthortë 33 për qind të aksione në SEGT përmes një tjetër kompanie me seli në Qipro, “Terminal Link SA”, një konsorcium në pronësi të kompanive franceze CMPH dhe CMA CGM (që ka 51 për qind të aksioneve).

Një tjetër 20 përqindësh i SEGT është në pronësi të “Belterra Investments”, një kompani e kontrolluar nga sipërmarrësi Ivan Savidis, që përfaqëson interesat e Rusisë, dhe që nga sot do të jetë urë lidhëse në një zonë të ndjeshme, pasi aty kalojnë gazsjellësit TAP dhe TANAP.

Po kush është Ivan Savidis?

Ivan Savidis është një sipërmarrës ruso-gjeorgjian që më parë ka pasur në pronësi “Donskoy Tabak”, kompania më e madhe ruse e duhanit, përpara se ta shiste atë tek“Japan Tobacco”. Në vitin 2012 ai u bë pronar i klubit grek të futbollit, PAOK , duke hyrë në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë.

Lexo edhe :   Vaksinat/ SHBA do të blejë dhe shpërndajë 500 milion doza të vaksinës Pfizer

Në vitin 2013 ai bleu 82 për qind të kompanisë greke të duhanit SEKAP, për ta diversifikuar më pas biznesin e tij. Po ashtu ai zotëron 19 për qind të televizonit grek Mega, teksa në vitin 2017 kompania e tij “Dimera Media” bleu grupin mediatik “Pegasus”, që përfshin gazetat Ethnos dhe Imerisia.

Po atë vit, ai bleu kanalin televiziv E nga oligarku Filipos Vrionis. Në vitin 2018, ai shiti “Donskoy Tabak”dhe “SEKAP” tek “Japan Tobacco” për vlerën 1.6 miliardë dollarë. Savidis është shumë aktiv edhe në sektorin e pasurive të patundshme dhe turizmit.

Lexo edhe :   Presidenti Biden mbërrin në Evropë; takime me aleatët dhe Putinin

Ai është gjithashtu President i Federatës së Komuniteteve Greke të Rusisë, dhe anëtar i partisë politike Rusia e Bashkuar. Ai mburret se ka miqësi personale me Vladimir Putinin. Në marsin e vitit 2018, bëri bujë në media kur në fund të ndeshjes së PAOK-ut u fut në fushën e blertë me një pistoletë në brez.

Me rastin e martesës së djalit të tij Giorgios me Jana Kudjakova në Selanik, midis 600 të ftuarve ishin figurat më të njohura të medias ruse dhe drejtues të kompanive kryesore ruse. Nuk mungonte as ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis, që dyshohet se ishte prapa një atentati të dështuar ndaj tij, që çoi edhe në dorëheqje pak përpara krizës ekonomike të vitit 2012. I pranishëm ishte edhe ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, aleati pro-rus i qeverisë së Aleksis Cipras në qeverinë e koalicionit Syriza-Anel.

Skenarët

Por përse lëvizja mbi Selanikun, ngre pikëpyetje rreth ndikimeve aziatike në Mesdhe? Kina, përmes kompanisë shtetërore “COSCO Shipping”, kontrollon tashmë portin më të madh grek, atë të Pireut, nga i cili fitoi shumicën e aksioneve në vitin 2016.

Pireu është një nga pikat kryesor të Nismës së Brezit dhe Rrugës, dhe i jep Kinës një ndikim në rritje në rrjetet tregtare dhe infrastrukturat evropiane të transportit, duke pasur parasysh lidhjet me sistemet hekurudhore të Serbisë, Hungarisë dhe Turqisë, të cilat kanë marrë mbështetje të konsiderueshme teknike dhe financiare nga kompanitë kineze.

Pra,Selaniku i shtohet Pireut, dhe kjo lëvizje mund të ndikojë direkt në dinamikën gjeopolitike të të gjithë rajonit. Për këtë arsye, dhe duke pasur parasysh ndjeshmërinë e të gjithë rajonit, SHBA duhet që ta privatizojë portin e Aleksandroupolisit dhe Kavallas, 2pika shumë pranë gazsjellësve dhe në fillim të Karpatias, “autostradës”së re të NATO-s që do të arrijë deri në Lituani.

Burimi: https://formiche.net/2021/06/salonicco-porto

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...