Kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme do të hapë sesionin e gjashtë të Legjislaturës së nëntë.
Pas rreth një muaji pushim, sot do të nisë puna në Kuvend dhe Komisionet Parlamentare.
Këtë legjislaturë, Kuvendi do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.
Por pritet që debat të ketë edhe për paketën anti-shpifje.
Seanca e sotme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë 5 pika.
1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë.
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice të thjeshtë).
5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshtë).
6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores).