E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Pas nisjes së hetimit nga SPAK/ Manastirliu ndryshon koncesionin e sterilizimit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se koncesioni i sterilizimit është ndryshuar në javën e dytë të këtij muaji.

Ndryshimet në lidhje me këtë koncesion erdhën pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma “Thurje”.

Ndërsa ministrja u shpreh se amendimi lidhet me faktin se në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje, do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompleksitetet. Ka pasur në raport me atë që ka prodhuar, më mirë se unë mund të flasin mjekët, punët që kryhen përmes këtij partneriteti. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Çdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Çdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompelskiteteve të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25% mbi 64 mijë ndërhyrje’”, tha ajo.

SPAK nisi ditën e djeshme marrjen në pyetje në lidhje me këtë kontratë, e cila u denoncua nga Nisma Thurje para një muaji.

I pari që u mor në pyetje ishte doktori urolog, Artan Koni si person në dijeni mbi rrethanat e këtij koncesioni.

“Prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit e çështjes më shumë për të parë detaje si ekspert i fushës dhe i sqarova detaje se si është bërë kjo llogari. Nuk mund t’ju them çdo detaj për hir të hetimit. Kemi dyshime që është një koncesion korruptiv, mbetet që ta vërtetojë prokuroria”, tha doktor Koni pasi dha dëshminë e tij.

Koncesioni i sterilizimit është fituar nga kompania “Sani Service” dhe ka gati 5 vite që është në zbatim, pasi u miratua nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...