Një lajm i mirë vjen nga Maqedonia e Veriut, teksa për herë të parë në 2 muaj nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në bilancin e 24 orëve.
Të hënën ishin regjistruar dhjetë të vdekur, ndërsa numri më i madh prej 15 të vdekurve ishte regjistruar më 2 korrik. Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të vdekurve është 432.
Ndërkohë, në krahasim me dje vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 163 raste të reja, në krahasim me 93 që u shënuan një ditë më parë.
Që prej shpërthimit të pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 9,412 raste të reja, prej të cilave mbi 4 mijë janë ende aktive.