E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

Pas Kosovës, edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit në Letërsi

Pas Kosovës, edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Suedi.

Lajmi konfirmohet përmes një postimi në Twitter të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

“Ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë se çmimi Nobel në Letërsi për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, u kundërshtua fort nga Kosova e Shqipëria.

Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...