Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Genc Struga, me profesion neurologjist është shkarkuar nga puna. Lajmin e ka bërë me dije Ilir Allkja, mjeku që u shkarkua vetë pak javë më parë nga QSUT.

Allkja ka publikuar edhe vendimin zyrtar për shkarkimin zyrtar të Strugës, nën argumentin se nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka njoftuar për këtë gjë.

Sipas Allkjas, të gjithë duhet të ngrihen e të kërkojnë të drejtën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, sepse mjekët po shkarkohen për shkak të bindjeve partiake.

Postimi i Allkjas në Facebook

Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga , një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë, i vetmi Felloë i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London ! Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë ! Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj!

Mjaft më me indiferencë, bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit! “Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste  do ti kushtojë fort Shqipërise.

Mjeku Ilir Allkja u pushua nga puna më 30 dhjetor, me motiavcionin e thyerjes së Kodit Etik dhe atij të Punës. Allkja, shumë herë në rrjetet sociale kë bërë statuse kundër qeverisë, ku e ka akuzuar për keqmenaxhim të situatës së pandemisë.