E martë, 21 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Thaçi nis konsultimet me partitë politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Sipas një komunikate nga presidenca, ai ka nisur takimet me dy parti të komuniteteve jo shumicë që përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

“Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri”, thuhet në komunikatën e presidencës, ku sqarohet se në takimet e sotme janë ftuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ata të subjektit VAKAT nga grupi parlamentar 6 plus. Presidenti Thaçi është shprehur se tani “shtrohet nevoja për hapa konkretë – në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës – për të pasur sa më shpejt një qeveri funksionale e efektive”.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejt me qeveri”, theksohet në komunikatë. Takimet me partitë e tjera politike, sipas komunikatës, do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vetë partive politike përkatëse.

Për të mërkurën, Thaçi ka paralajmëruar takimin me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ-së, Valdete Daka. Më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...