Pas dorëheqjes së Bamir Topit, shkrihet dega e FRD-së në Tiranë

Pas largimit të Bamir Topit nga partia e themeluar prej tij, është shkrirë dega e FRD-së në Tiranë, pasi kryetari i degës në Tiranë, zv.kryetarët dhe anëtarët kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Shkak për këtë është bërë përplasja me sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force politike, Sali Shehu. FRD-ja është në listën e partive që do të garojnë bashkë me PD në zgjedhjet e 25 prillit, listë e cila është dorëzuar në KQZ.

Pak dit% më parë,  Sali Shehu firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Por, mesa duket ky vendim nuk ka pasur dakordësinë e kreut të partisë Bamir Topi. Ky i fundit ka qenë kundër vendimeve dhe veprimeve të kohëve të fundit që ka bërë opozita dhe Partia Demokratike.