Bota

Pas betimit të presidentit, kryeministri i Ukrainës shpall dorëheqjen

               Publikuar në : 21:10 - 20/05/19 Enno

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, tha se do të japë dorëheqje. Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërbëjë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh. Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Hroysman, 41 vjeç, ka qenë kryeministër qysh në prill të vitit 2016.

Ai ka shërbyer më herët si kryetar i parlamentit. Dorëheqja e tij i pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak. Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën./ REL

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT