E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Pas betimit si kryebashkiak, flet Suli: Nuk i ndajmë njerëzit majtas dhe djathtas

Pas betimit të tij si kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli foli për mediat, duke u shprehur se kryefjala e tij është puna dhe shërbimi për çdo qytetar, pa dallime politike.

Suli u shpreh besimplotë sa i përket skuadrës së tij, teksa deklaron se ndihet krenar për faktin se Këshilli i ri përbëhet mbi 50 për qind femra dhe mbi 60 për qind të rinj dhe të reja.

Na pret një rrugë e gjatë dhe me sfida. Shpreh mirënjohejn time më të madhe për qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, të cilët u shantazhuan me 30 qershor, por nuk u lëkundën në mbrojtjen e familjes së tyre, jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit. Jam krenar që këshilli i ri përbëhet mbi 50 për qind femra dhe mbi 60 për qind të rinj dhe të reja. Ne kemi bindjen absolute dhe me një skuadër absolute ne do t’ia dalim. Do t’ia dalim dhe do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqani,. Do të shërbej me përgjegjësi dhe me dinjitet. Ne nuk i ndajmë njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por ne jemi për t’iu shërbyer qytetarëve”, tha Suli.

Ndërkohë, mësohet se mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur para godinës  së bashkisë së Kamzës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë që Rakip Suli të hyjë në zyrë.

Ata janë shprehur se do të qëndrojnë  para godinës dhe nuk do të lejojnë hyrjen e kreut të ri të bashkisë, i dalë nga zgjedhjet e 3o qershorit, pasi sipas tyre procesi ishte antiligjor dhe aspak kushtetues.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...