Ta bësh çdo gjë 9 herë duket e lodhshme, të lash 9 palë rroba, të gatuash për 9 persona, të blesh 9 uniforma shkolle.
Kjo kërkon një nënë të mrekullueshme, si Alexis Brett, e vetmja femër në një shtëpi plot me meshkuj. Alexis ka sjellë në jetë plot nëntë djem dhe tashmë është shtatzënë në muajin e tetë, sërish me djalë. 37-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj David, 42 vjeç, mendohet të jenë çifti i parë në Angli që mund të kenë 10 djem rresht.
Ish-infermierja është vetëm një djalë larg formimit të një skuadre futbolli, por këmbëngul se nuk dëshiron të lind më, duke i dhënë fund pas sjelljes në jetë të djalit të fundit. Alexis thotë se nuk e ka pasur kurrë në mendje të kishte një familje kaq të madhe kur është njohur me David më 1998.
Ajo rrëfen se njerëzit e pyesin shpesh nëse do të tentojë sërish që të bëjë një vajzë, por ajo thotë prerë “jo”. “Jam e lumtur me djemtë e mi”, thotë Alexis Brett.