E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Pas 8 vitesh, Rama ”heq dorë” nga Vlora, zgjedh mandatin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama, ka vendosur që të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Durrësit dhe jo atë të Vlorës. Ai e ka konfirmuar këtë nëpërmjet letrës zyrtare drejtuar Komisionerit shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit.

Kreu i qeverisë, kandidoi dhe fitoi mandatin e deputetit në të dyja qarqet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por duhet të zgjidhte vetëm njërin qark për të përfaqësuar.

Me këtë vendim, Rama lë bosh vendin e tij në Vlorë pas 8 vitesh, për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor.

Gjatë fushatës elektorale Rama kishte paralajmëruar se po të fitonte në të dyja qarqet, do të zgjidhte mandatin në Durrës, pasi sipas tij, i kishte një borxh të madh këtij qyteti.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka pranuar mandatin e deputetes në Fier, ku kryesonte listën më 25 prill, duke “djegur” Kejdi Mehmetajn që ishte renditur e dyta në këtë qark, ndërsa i ka lënë mandatin e Tiranës Petrit Vasilit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...