Edhe pse jetën e saj private mundohet ta mbajë larg vëmendjes së publikut, mësohet se këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj. Burime të të “Panorama plus” kanë mësuar se Rovena dhe Eltoni Merja janë ndarë nga njëri-tjetri, pas 4 vitesh lidhje dhe 1 viti bashkëjetesë.
Jo vetëm që nuk ndjekin më njëri-tjetrin në profilet përkatëse në “Instagram”, por kanë fshirë të gjitha fotot që shfaqeshin bashkë.
Kujtojmë që ata u njohën fillimisht në spektaklin “Dancing With The Stars”. Ndërkohë, nuk dihet arsyeja që shkaktoi ndarjen e Rovenës nga balerini, të cilin ajo e kishte përfshirë madje në projektet e saj artistike.