Pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja shërohet nga koronavirusi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se një tjetër pacient ka lënë sot spitalin infektiv.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu tregon se bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Kruja, i cili luftoi për 4 javë në terapi intensive, por në fund e fitoi betejën me koronavirusin.

Sipas saj, 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Postimi i plotë:

Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi🙏🏼
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit🙏🏼