Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Partitë politike shpenzuan miliona euro për propagandën elektorale në TV

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Partitë politike shpenzuan miliona euro për propagandën elektorale në TV

Partia Socialiste e udhëhequr nga kryesministri Edi Rama, fitoi në 25 prill një mandat të tretë të paprecendentë, pasi siguroi 48.7 për qind të votës kombëtare dhe 74 deputetë nga 140 vende në parlament.

Të dhënat e analizuara nga BIRN sugjerojnë se suksesi i PS-së mund të jetë pjesërisht produkt i një fushate masive reklamash të transmetuara përpara ditës së zgjedhjeve në televizion, për të cilën janë shpenzuar miliona euro.

Megjithë, Partia Socialiste në pushtet nuk ishte partia e vetme që shpenzoi shuma të mëdha në reklama televizive përpara zgjedhjeve.

Rivalët e tyre kryesor në opozitë, Partia Demokratike pati gjithashtu një fushatë të fuqishme propagande, duke i bërë zgjedhjet e 25 prillit një nga më të shtrenjëtat në historinë e Shqipërisë.

“Një financim për reklama politike në vlera të tilla rekord, kryesisht nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD ka një ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm në linjën editoriale por dhe te votuesit,” tha Elvin Luku, lektor për Media dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës.

“Mediat shqiptare, përfshi ato kombëtare, kanë dëshmuar për vite me radhë se janë më shumë vulnerabël ndaj parave se ndaj objektivitetit dhe paanësisë në raportim,” shtoi ai.

Megjithatë, shpenzimet e mëdha për reklama nuk do të kishin qenë të mundura, nëqoftëse televizionet që i transmetuan ato, do të kishin respektuar kodin zgjedhor.

Kodi e kufizon kohën totale të reklamave politike në një televizion në 90 minuta për secilën parti politike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, enti rregullator i mediave, i bëri thirrje në mënyrë të përsëritur Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë fushatës, që të ndërmerrte hapa kundër televizioneve shkelëse të ligjit; megjithatë, komisioneri nuk vendosi sanksione.

“Problemi kryesor është që partitë politike nuk kanë transparencë gjatë periudhës më të rëndësishmë, pra gjatë periudhës së fushatës zgjedhore,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës Qendresa Qytetare.

“Gjatë fushatës zgjedhore, ne nuk e dimë, nuk e masim dot, nuk reagojmë dot në kohë, kur partitë politike shfrytëzojnë kohën televizive në media,” shtoi ai.

Dhjetëfishimi i shpenzimeve

Reklamat televizive kanë qenë gjithmonë një nga zërat më të mëdhenj të shpenzimeve gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, dy partitë e mëdha, Demokratët dhe Socialistët, shpenzuan 62.2 milion lekë (€506,325) për reklama politike.

Shpenzimet për reklama politike dhe transmetime live, përbënin 31 përqind të shpenzimeve totale të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Në një përpjekje për t’i kufizuar këto shpenzime dhe për ta balancuar garën midis partive të mëdha dhe të vogla, ekspertët propozuan ndalimin e reklamave politike përpara zgjedhjeve të prillit.

Megjithatë, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore i krijuar në vitin 2020 për të reformuar kodin zgjedhor i injoroi propozimet.

Në vend që ti kufizonin shpenzimet për reklamat politike në televizion gjatë fushatës, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se dy partitë e mëdha i kanë dhjetëfishuar shpenzimet, me gjasa duke vënë një rekord për fushatën më të kushtueshme të të gjitha kohërave në Shqipëri.

Duke përdorur të dhënat e monitorimit të medias të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, BIRN arriti të përllogariste se partitë politike kanë transmetuar 5 orë e 45 minuta reklama politike në televizion gjatë fushatës, nga 26 marsi në 24 prill.

Pjesë më e madhe e këtyre reklamave është paguar nga Partia Socialiste, e cila transmetoi 47.7 përqind të të gjithë reklamave politike të transmetuara në televizion gjatë fushatës.

Partia Demokratike në opozitë transmetoi 39.8 përqind. Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e treta në distancë, me 4.2 përqind të kohës totale të reklamave të transmetuara gjatë fushatës.

Duke përdorur tarifat e reklamave të dorëzuara nga mediat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë fushatës, BIRN përllogariti se partitë shpenzuan rreth 6.5 milionë euro në reklama televizive gjatë fushatës.

Partia Socialiste ishte më dorëlëshuar, duke nxjerrë nga xhepi 3.1 milionë euro për reklama televizive, e ndjekur nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, e cila shpenzoi 2.5 milionë euro.

Në total, Socialistët dhe Demokratët përbëjnë rreth 87.2 për qind të shpenzimeve për reklama televizive gjatë fushatës. Dhjetë parti dhe koalicione të tjera që garuan në zgjedhjet parlamentare, transmetuan reklama me kosto 870,062 euro.

Rigels Xhemollari i krahason partitë politike me korporatat e mëdha që nëpërmjet paketave të reklamave censurojnë raportimin kritik të medias. Ai tha se media duhet ti kërkojë llogari Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Ky është një fenomen që deri diku cënon gazetarinë e lire,” theksoi Xhemollari.

Përfituesit e mëdhenj të shpenzimeve për fushatën e reklamave të dy partive të mëdha ishin 6 televizione, në pronësi të 3 kompanive mediatike: Klan, Top Media dhe Vizion Plus.

Ato përfituan afro 3.4 milionë euro për reklamat e transmetuara ose 51 përqind e të gjithë shpenzimeve për reklama gjatë fushatës. Televizioni që transmetoi më shumë reklama ishte TV Klan, i cili përfitoi rreth 1.31 milionë euro nga reklamat politike, i ndjekur nga Top Channel.

“Televizionet nuk i trajtojnë partitë politike në mënyrë të barabartë,” tha Xhemollari. “Nëse një televizion ka marrë shumë reklama nga një parti politike, atherë çdo reagim ndaj kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore do të jetë i paragjykuar dhe ndoshta do të jetë i cunguar,” shtoi ai.

Luku theksoi se paratë e shpenzuara në reklama politike gjatë fushatës përbëjnë rreth 17 për qind të tregut vjetor të reklamave në Shqipëri.

“Më shumë se 87% të kësaj shume (6.5 milionë euro) e kanë shpenzuar dy partitë e mëdha, PS dhe PD duke krijuar një disbalancë të jashtëzakonshme prezence në media në raport me partitë e tjera, veçanërisht me partitë e vogla, çka ndikon drejtpërdrejtë te votuesi,” tha ai.

KQZ e pafuqishme ndaj baronëve të medias

Kodi zgjedhor shkruan se marrëdhënia e partive politike me mediat audiovizive gjatë fushatës rregullohet me ligj dhe kufizohet për sa i përket mbulimit që i jepet partive politike dhe reklamave që ato mund të transmetojnë.

Ligji kërkon që entiteti politik që e transmeton reklamën të indetifikohet. Reklamat politike duhet të transmetohen mes intervaleve midis orës 15:00 me 17:00 dhe 21:00 me 24:00, dhe asnjë transmetues audioviziv nuk mund ti japë më shumë se 90 minuta reklama një partie gjatë periudhës 30 ditore të fushatës.

Megjithatë, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se transmetuesit në përgjithësi e injoruan kufizimin mbi volumin e reklamave gjatë fushatës.

Nga 17 televizionet që u morën në analizë nga BIRN, 11 media transmetuan me shumë se 90 minuta reklama për Partinë Socialiste në pushtet dhe 9 për Demokratët në opozitë.

Mesatarisht, çdo televizion transmetoi 149 minuta reklama për Partinë Socialiste dhe 125 minuta reklama për Partinë Demokratike.

Duke komentuar dështimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të ndërmarrë masa kundër mediave, Luku theksoi se kjo nuk është hera e parë që institucionet ose agjencitë publike qëndrojnë pasive dhe janë të pafuqishme kur vjen puna te sanksionet ndaj mediave që janë haptazi në shkelje të ligjit apo akteve nënligjore

“Pesha e Komisionerit është shumë e vogël kundrejt pronarëve të mediave, të cilët, nëse analizojmë strukturën e tyre pronësore vërejmë se nuk janë thjesht dhe vetëm aksionerë mediash, por të shtrirë në fushën e ndërtimit, telekomunikacionit, gazit e naftës, minerareve etj., pra me lidhje shumë të ngushta me drejtuesit në nivelin me të lartë politik,” tha ai.

“Sanksionet kundrejt mediave bëhen akoma më të vështira për KSHZ-në kur dihet që ky tejkalim minutazhi është bërë për dhe në favor të dy partive më të mëdha politike,” përfundoi Luku./BRIN

Tags: paraPartitë Politiketv

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, reagojnë Rama dhe Meta

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, reagojnë Rama dhe Meta

Kadilli: S’kam rival! Unë dhe Basha nuk garojmë për numrin dy

Berisha në krye të PD? Ja çfarë thotë rivali i Bashës, Fatbardh Kadilli

Partia Demokratike është në pikë të hallit

Hej, demokratë të dashur, provat për Berishën ia bëjnë mu

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com