Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Divjakë ku vazhdoi fushatën elektorale dhe prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë fjalës së tij Rama foli edhe për vendimin e Ilir Metës, të cilin e quajti si një akt të panjohur në histori dhe se nëse logjika e Ilir Metës, që firma të ishte e mundur të çbëhej, nuk do të kishte më shtet, por të bëhej mbarë botë një rrumpallë e madhe.
“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes, firmos dhe çfirmos. Sikur bota të hynte në logjikën e Ilir Metës, që firma të ishte e mundur të çbëhej, nuk do të kishte më shtet, por do të bëhej mbarë botën një rrumpallë e madhe.
Kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, papërgjegjshmërie. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në godinën e Presidencës së Republikës, për aq kohë sa fuqia e sovranit qëndron në duart e parlamentit dhe për aq kohë sa parlamenti mund të reagojnë nëse presidenti çmendet.
Ky është një plan kundër Shqipërisë dhe kundër njerëzve të thjeshtë dhe jo kundër meje”, tha Rama.