Parlamenti Europian i heq imunitetin liderit katalanas, Carles Puigdemont

Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e imunitetit të ish presidentit katalanas Carles Puigdemond dhe dy ministrave të tij, duke i çuar ata një hap më pranë ekstradimit dhe ndjekjes penale në Spanjë.

Deputetët e Evropës votuan me 400 vota pro, 248 kundër dhe 45 abstenime në rastin e Puigdemont dhe 404 pro me 247 kundër me 42 abstenime në lidhje me Antoni Comín dhe Clara Ponsatí, përkatësisht ish-ministrat e shëndetësisë dhe arsimit në qeverinë e Puigdemont, shkruan The Guardian.

Të tre u larguan në Belgjikë në vitin 2017 për të shmangur arrestimin në lidhje me rolin e tyre në organizimin e një referendumi për Pavarësi në 2017 të konsideruar të paligjshëm nga një gjykatë spanjolle dhe kanë qenë subjekt i urdhër-arresteve Evropiane të lëshuara nga Spanja.

Ministrja e jashtme e Spanjës, Arancha González Laya, tha se vendimi tregoi se një eurodeputet nuk mund të përdorë pozicionin e tij për të shmangur drejtësinë në vendin e tij dhe demonstron qëndrueshmërinë e sistemit gjyqësor spanjoll.