E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

“Parashikon rritjen e taksës së arsimit”, PD kritikon projekt buxhetin e Tiranës

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar ashpër në lidhje me projekt buxhetin e vitit 2020 të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa thotë se ky projekt buxhet parashikon më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët. Ajo akuzon Veliajn se po shpërdoron paratë e qytetarëve të Tiranës për projektet e tij “korruptive edhe klienteliste”.

Sipas saj, ky projekt buxhet nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve por me ato të xhepave të oligarkëve dhe klientëve të kryebashkiakut.

Postimi i plotë:

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.

Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste:

Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.

Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .

Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.

Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.

Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.

Parashikon rritjen e takses së arsimit!

Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve.

Lexo edhe :   Rama i mrekulluar nga Dua Lipa: Të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...