Futboll

Parashikoi rezultatin ‘shkatërrues’ 9 me 0 të Manchester Cityt, ja sa fitoi tifozi anglez

               Publikuar në : 22:41 - 10/01/19 Enno

Një fitore e thellë 9 me 0 duket se nuk është çudi për të gjithë. Këtë e vërteton një tifoz anglez i Manchester Cityt. Të besuarit e Guardiolas shkatërruan Burton në ndeshjen e Carabao Cup në “Ethihad”, duke prekur finalen që në ndeshjen e parë.

Një bastvënës i apasionuar, ka arritur që të fitojë shuma marramendëse pas “xhekpotit” në ndeshjen e luajtur për “Carabao Cup”. Ai kishte vendosur 24 dollarë që Kevin de Bruyne do të shënonte golin e parë dhe që City do të fitonte me rezultatin 9 me 0. Shumë pak mund ta besonin këtë bast dhe shumica do ta quanin të çmendur atë, por ai ka arritur që të fitojë rreth 9 mijë dollarë prej kësaj.

Kthehu