Shqipëria

Parashikimi i motit, 15 prill 2019

               Publikuar në : 07:16 - 15/04/19 Enno

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët me intervale të shkurtëra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Prej orëve të drekës dhe ato të pasdites reshjet hera herës me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike. Parashikohet breshër i izoluar.

Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim  1-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT