E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Paralajmërimi i OBSH-së: Delta do të bëhet dominuese brenda muajsh

Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjatë muajve të ardhshëm, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Delta – variant më ngjitës, i zbuluar për herë të parë në Indi – është regjistruar tashmë në 124 territore, 13 më shumë se javën e kaluar, tha OBSH-ja në raportin javor epidemiologjik.

“Pritet që Delta t’i tejkalojë me shpejtësi variantet e tjera dhe të bëhet dominuese gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në raport.

Nga tri variantet e tjera, të klasifikuara si shqetësuese nga OBSH-ja, Alfa – e zbuluar për herë të parë në Britani – është raportuar në 180 territore; Beta – e zbuluar në Afrikë të Jugut – është raportuar në 130 territore dhe Gama – e zbuluar në Brazil – është raportuar në 78 territore.

OBSH-ja po ashtu tha se 3.4 milionë raste të reja me koronavirus janë regjistruar javën e kaluar në botë – 12 për qind më shumë se në javën para asaj.

“Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme”, tha OBSH-ja.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka infektuar deri më tash mbi 191.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur. Në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.9 miliardë vaksina./REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...