Rajoni

Paralajmërimi i ish-deputetit të Vetëvendosjes: Thaçi mund të përfundojë në burg


               Publikuar në : 19:52 - 21/10/19 Enno

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka hedhur akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se mund të përfundojë në burg, pasi sipas tij ka kryer veprime antiligjore.

I ftuar në “Televizionin 7”, Sveçla tha se Thaçi do të tentojë të pengojë themelimin e qeverisë së Albin Kurtit, por theksoi se do ta ketë të vështirë.

“S’ka hapësirë që Thaçi të pengojë ardhjen e qeverisjes Kurti, nuk do të guxojë kësaj radhe. Nuk besoj që Hashim Thaçi do të guxojë ta bëjë këtë, por do të tentojë që ta vonojë procesin. Unë mendoj që presidenti e meriton më shumë se sa shkarkimin”, deklaroi Sveçla.

Ndër të tjera, ish-deputeti u shpreh se partia e tij do t’i zhbllokojë institucionet e drejtësisë nga politika, ndërsa shton se në bazë të ligjit do t’i dënojnë ata që kanë kryere veprime antiligjore.

“Ne refuzojmë të sillemi si qeveritë e tjera. Ne edhe në të ardhmen do të shkojmë ti përcjellim ndeshjet, por jo në VIP”, tha mes të tjerash Sveçla.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT