E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Paralajmërimi i fortë nga Tritan Kalo: Mos u entuziasmoni

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se pavarësisht shifrave të ulta të rasteve të reja me COVID-19, qytetarët duhet të jenë vigjilent. Ai kërkoi nga qytetarët që të mos entuziasmohen, përsa kohë nuk ka një vaksinë që ti japë fund koronavirusit.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë”, tha Kalo në një lidhje direkte me Eni Vasilin.

Më tej, mjeku deklaroi se duke respektuar masat si higjenën dhe distancimin fizik, e mbajmë COVID-19 sa më larg. “Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizhohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë. Kjo do na shtyjë drejt optimizmit real. Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë.

Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, shtoi mjeku Tritan Kalo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...