E enjte, 2 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Paqartësitë e orës zero për taksën 100 përqind

Më të lexuarat

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

Mjeku humbi betejën me pandeminë, Manastirliu lëshon thirrjen e fortë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një thirrje të fortë, pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Arjan Pushi. Teksa e demostron...

Mbrëmje private tek Ambasada, Yuri Kim bën bashkë Ramën, Metën dhe Bashën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim duket se do bëjë bashkë Ramën, Metën dhe Bashën! Një mbrëmje private thuhet se do të organizohet në...

Semsrott: Janë grabitur zyrat e deputetëve në Parlamentin Evropian

Më shumë se 50 eurodeputetëve në Parlamentin Evropian iu janë vjedhur kompjuterët, tabletët dhe sende të tjera në zyrat e tyre. Ngjarja është regjistruar në...

Projekti i rrugës Milot-Fier/ Teliti: Një udhëtim vajtje–ardhje do na kushtojë 17.4 euro

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se është paracaktuar se nga kush do të fitohet projekti i rrugës Milot – Fier që u prezantua sot. Përfaqësuesi...

U rekomandua hapja e kufijve, por u hoqën nga lista/ DW: Tri elementet që penalizuan Shqipërinë

Komisioni Evropian vendosi që të mos hapë kufijtë me katër vende të Ballkanit Perëndimor, ndonëse rekomandimet e mëparshme ishin pozitive. Serbia dhe Mali i Zi...

Dokumenti/ Rama nënshkruan personalisht tërheqjen e padisë ndaj Haradinajt

Kryeministri Edi Rama e ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Aktvendimi ku konstatohet tërheqja e padisë është publikuar nga...

Deputeti shqiptar: Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

Deputeti Ligoraq Karamelo, është shprehur se grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira, për shkak të politikave që po ndjek...

Prokuroria e Serbisë ngre akt-akuzë kundër një shqiptari

Prokuroria e Serbisë ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj shtetasit kosovar, Nezir Mehmetaj. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vëllai...

Tërmet në Korçë rreth orës 04:30 të mëngjesit

IGJEUM bën me dije se një tërmet është regjistruar në orën 04.23 të mëngjesit të sotëm në Korçë. Sipas të dhënave të bëra publike nga...

Nga Mero Baze

Qeveria e re e Kosovës ka premtuar se do të heq taksën 100 përqind për mallrat serbe dhe ato të Bosnjë Hercegovinës në shkëmbim të reciprocitetit me Serbinë.

Vendimi i cili është premtim edhe i fushatës elektorale të dy partive të koalicionit qeveritar pritet të merret sa më shpejt, edhe për shkak të presionit të SHBA dhe BE, të cilat duan ti hapin rrugë fillimit të dialogut me Serbinë.

Deri këtu jemi në kushtet e hartimeve patriotike diplomatike. Problemi është si do të veprohet konkretisht pasi taksa 100 përqind, është e heqshme me një vendim, ndërsa reciprociciteti është proces.

Reciprociteti me Serbinë është në të vërtet thelbi i gjithë procesit të bisedimeve për marrëveshje me Serbinë. E gjithë marrëveshja nënkupton thjesht reciprocitetin, pra lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve, njohjen e diplomave liberalizimin e tregut të punës dhe gjithë axhendën që përmban projekti i Minishengenit. është e neveritshme se si ti nuk udhëton dot nga Kosova për Serbi nëse shkon nga Shqipëria, është poshtëruese se si të ngjisin një letër mbi targë nëse ke veturë me targa të Kosovës, është racizëm se nuk njohin në Preshevë diplomën e një mjeku nga Kosova, e plot histori të tjera prodhuar nga mendje nacionaliste serbe.

Njëra mund të hiqet për një ditë, kurse tjetra mund të bëhet, (nëse bëhet) për shumë kohë ose ndoshta kurrë. Ta thuash që do ta heq në këmbim të reciprocitetit ngjan shumë dinjitoze, por njëkohësisht dhe shumë dogmatike për të çuar përpara procesin. Fjalia e duhur që mund ti hapte rrugë bisedimeve është që do ta heqim në shkëmbim të premtimit të SHBA e BE për reciprocitetin, pasi nëse thua do ta heq kur të kemi vendosur reciprocitetin, i bie të thuash që nuk do ta heq, ose siç thotë Ramushi “s’po du”.

Dhe nëse nuk kanë për ta hequr le mos ta heqin por mos të krijojnë pritshmëri të kota. Taksa u vendos në fakt për të bllokuar bisedimet e nxitura nga presioni amerikan, pavarësisht fasadës patriotike që ju vesh. Dhe këtë e kuptuan mirë dhe SHBA dhe BE. Tani nëse do të hiqet nën garancitë e tyre, kjo është një çështje tjetër e ndarë nga ky premtimi letraresk, që do hiqet në shkëmbim të reciprocitetit.

Lexo edhe :   Kryeministri Rama takohet me Albin Kurtin
Lexo edhe :   “Ra ky mort dhe u pamë në… Prishtinë”

Ajo qeveri e Kosovës që do vendos reciprocitetin me Serbinë është qeveria që do pavarësojë përfundimisht Kosovën si një proces i pakthyeshëm. Deri atje të gjithë jemi të qartë që është rrugë e gjatë dhe me shumë kushtëzime. Jam i prirur të besoj ata që thonë se Albin Kurti është negociator i fortë, por fakti që ai u dorëzua dhe para Isa Mustafës nuk më lë Shpresa të besoj që do mund Vuçiqin.

Deri atëherë, Kosova duhet të ruaj si balancë force aleancën me SHBA dhe BE. Dhe këtu gjithë procesi hyn në një zonë të pasigurt. Ora zero e heqjes së taksës për BE e SHBA, nuk është ora që dhe Serbia e ka njohur Kosovën. Po të ishte kjo orë, mirë është taksa dhe presim atë ditë. Por drejt asaj dite, nuk është e mundur të shkohet me taksën.

Qeveria e Kosovës kam frikë se vet është e paqartë për këtë situatë, pasi LDK është më shumë në anën e SHBA e BE dhe Kurti më shumë në kurthin e populizimit të tij. Sidoqoftë tani nuk është më koha të dëgjojmë hartime, por akte reale, që sjellin pritshmëri realiste. Nuk ka arsye që dikush të na gënjej që edhe taksën do ta heqim, edhe reciprocitetin do ta vendosim brenda ditës.

Së paku të bëjnë një listë prioritetesh që nënkupton fillimin e reciprocitetit. Reciprociteti final është njoha e Kosovës nga Serbia. Dhe deri atje, nëse shkohet me taksën në fuqi, por pa SHBA e BE në krah, s’di kush do ta marrë seriozisht Albinin.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk u informua pasi pagesat ruse nuk ishin verifikuar

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Robert O'Brien tha të mërkurën se Presidenti Donald Trump nuk ishte informuar me gojë lidhur me...

Si t’i fyesh dy shqiptarë të suksesshëm

Nga Mero Baze Besiana Kadare dhe Elez Biberaj kanë marrë dy lajme të mira. E para është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë së Kombeve të Bahskuara,...

“Më bënë nder me pritjen fisnike”/ Behgjet Pacolli viziton “Qendrën e Solidaritetit”

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Qendrën e Solidaritetit, të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Përmes një postimi në Facebook,...

Kosovë/ Shkon në 2,991 numri i të infektuarve nga koronavirusi

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të prekur nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar edhe 113 raste...

Franca tërhiqet nga misioni i NATO-s në Mesdhe

Mediat e huaja raportojnë se Franca është tërhequr nga operacionet detare të NATO-s në Mesdhe, pas hetimeve mbi një incident detar të mëparshëm me...