E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Nga Simone Cosimi “Wired”

Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i tij Jozef Ratzinger, që ishte betuar pas dorëheqjes së tij të qëndronte i qetë, duke u lutur për Jorge Mario Bergoglio.

E megjithatë, të paktën në disa raste, ai ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj qasjes baritore dhe ungjillore të Papës aktual, përmes librave dhe biografive të amplifikuara nga faqet ultra-konservatore si ”LifeSiteNews”.

Por, nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg nga Vatikani. Disa ditë më parë Kardinali Kamilo Ruini, ish-kreu i CEI, Konferenca Episkopale Italiane, pranoi me sinqeritet se një lëvizje ndërkombëtare konservatore kundër Françeskut “në një farë mënyre ekziston”.

Por sipas tij, ajo ka nuanca dhe aspekte të ndryshme. Vetëm disa mund të konsiderohen vërtet “kundër” Papa Françeskut.

Për shembull, jo të gjithë ata që kanë formuluar disa kritika me qëllim konstruktiv. Por

është e vështirë t’i shohësh këto synime konstruktive në fjalët dhe pozicionet e disa prej përfaqësuesve të këtij grupimi ndërkombëtar anti-bergoglist, siç është kardinali dhe kryepeshkopi 75-vjeçar afrikan i Guinesë, Robert Sarah, apo në një masë më të vogël dhe madje të çuditshme, ish-Nunci Apostolik i Uashingtonit Karlo Maria Vigano.

”Herezi materiale, herezi formale, idhujtari, sipërfaqshmëri e të gjitha llojeve. Papa Bergolio nuk po rresht së poshtëruari me kokëfortësi autoritetin më të lartë të Kishës, duke e de-mitizuar Papatin”- shkroi ky i fundit dhjetorin e kaluar, vetëm sa për ta zbutur disi gjuhën në prag të Krishtlindjes .

Ky është kryepeshkopi që bekon tubimet e radikalëve të “Forza Nuova”. Për shembull, kjo ndodhi në fillim të shtatorit, duke u radhitur kësisoj përkah fondamentalistëve që e shohin homoseksualitetin si një patologji, dhe që e ftonin popullatën të rrembënte armët për të shkuar në meshë gjatë karantinës.

Ata, janë shpesh të orientuar politikisht brenda, dhe veçanërisht jashtë Vatikanit.

Galaktika e errët tradicionaliste, dhe që kundërshton çdo lloj reforme doktrinare, këtë herë po ngrihen kundër deklaratave të Papa Françeskut mbi martesën e homoseksualëve.

Këto qëndrime përfshihen në një dokumentar të shfaqur në Festivalin e Filmit në Romë, “Francesco”, nga regjisori Evgeni Afinevski.

Intervista e majit 2019 dhënë për një televizion meksikan, nuk tregon shumë gjëra të reja në krahasim me deklaratat e shumta që ka bërë deri tani Papa mbi këtë temë, dhe qasjen e saj të përgjithshme. Por deklarata e tij e bujshme në mes të vjeshtës, dhe në mes të një skandali tjetër financiar në qendër ish-prefektin e Kongregacionit për kauzat e Shenjtorëve, Xhovani Beku, një bashkëpunëtor i ngushtë i papës, nuk duket plotësisht e rastësishme.

Siç dihet, hetimi nis nga blerja dhe shitja e një prone në Londër, po me fondet Vatikanit, dhe kalon nga favoret ndaj familjes dhe vëllezërve, tek rrjete bankierësh dhe biznesmenësh që fitojnë shumë, falë investimeve të realizuara me paratë e Vatikanit.

Deri tek maja e ajsbergut, godina Sloan Avenue në kryeqytetin britanik, që pasi humbi vlerën e saj, u shndërrua në një tjetër kështjellë prej rëre, që shembet mbi Françeskun. Në atë intervistë, Ati i Shenjtë shpjegon se “homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje”, dhe prandaj “ne duhet të krijojmë një ligj mbi bashkimet civile”. Dhe unë luftova për këtë gjë, shton Bergolio.

“Homoseksualët, janë fëmijë të Zotit, dhe kanë të drejtën të kenë një familje. Askush nuk duhet të përjashtohet”- thekson ai. Pastaj ai rrëfen për takimin me një çift homoseksual me 3 fëmijë, të cilët i nxiti të vazhdojnë t’i çojnë fëmijët në Kishën e zonës ku banojnë pavarësisht klimës armiqësore.

Një fragment, që fakt më shumë se gjithçka tjetër, përshkruan konceptimin e tij mbi Kishën si një komunitet që mirëpret, nuk gjykon, që ka mëshirë edhe për ata që i konsideron si mëkatarë, ose në çdo rast jashtë doktrinës katolike. Dhe mbi të gjitha, ekziston problemi i të drejtave, siç konfirmohet nga konkluzionet e diskutueshme të Sinodit të Amazonës vitin e kaluar, ku mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, nuk është vetëm një detyrë politike dhe një detyrë shoqërore, por një kërkesë e besimit.

Një aspekt tjetër për të cilin duhet të mendojë Bergolio, janë mosmarrëveshjet midis reformistëve dhe konservatorëve brenda Kishës, por edhe skandaleve që shpërthejnë tamam në kohën e duhur. Ai po synon të shmangë çdo hapësirë manovrimi për përçarje, ndërsa në të njëjtën kohë synon të forcojë frontin reformist brenda Kishës.

I vënë në presion nga intrigat e vazhdueshme në Vatikan (menaxhimi kriminal i financave të Vatikanit, ka qenë gjithmonë problemi më dramatik), Bergolio vazhdon të japë prova të fuqisë duke përdorur doktrinën.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/attualita/politica/2020/10/22/papa-francesco-unioni-gay-motivi/

Parshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk ia doli dot mbanë, koronavirusi i merr jetën mjekut 48-vjeçar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Fatkeqësisht ka ndërrruar jetë si pasojë e COVID 19 mjeku Bledi Nini, 48 vjeç. Ai...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...