Papa Françesku i dërgon telegram Presidentit Meta, ja çfarë i shkruan

Papa Françesku i ka dërguar një telegram Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje, shkruan Vatikan News. Mbi Shqipëri, Ati i Shenjtë i dërgoi këtë telegram Presidentit Meta.

‘’Duke hyrë në hapësirën ajrore shqiptare gjatë rrugës për në Romë pas Udhëtimit tim Apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht, me lutje që Zoti i Plotfuqishëm të ju japë juve dhe bashkëqytetarëve tuaj çdo bekim të paqes dhe prosperitetit.’’

Papa Françesku zhvilloi një vizitë historike në Irak. Ai u tha irakianëve se paqja është më e fuqishme sesa lufta”, dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.