E martë, 30 Nëntor, 2021
7.5 C
Tirana

“Panucci diktator”, Hysaj flet hapur: Koha ime te Napoli ka mbaruar

Elseid Hysaj, kritikoi ashpër ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, ku në një intervistë për “Supersport”, flet edhe për të ardhmen e tij tek Napoli.

FILLESAT – Kur shkova në Itali për herë të parë, shkova nga deti, dhe në një skuadër në bregdet. Mendoj se neve si familje, deti na ka dhënë fat.

PROBLEMET NË KOMBËTARE – Faj kishte trajneri, por edhe na pasi nuk po luanim mirë. Kishim probleme edhe me formacionin. Panuçi nuk kishte besim te ne, sa ka Edi Reja. Tani duhet të tregojmë vlerat tona. Unë flas me futbollistët, dhe e di ku është problemi. Nuk dua që të vijë dikush e të na prishë ambientin.

REJA DHE PANUÇI – Reja është i qetë dhe i kuptueshëm. Të gjithë jemi të buzëqeshur, sepse nuk duhet të jesh diktator. E dimë kur duhet të jemi profesionist dhe kur jo. Formacioni ndryshoi dhe kishim probleme në ekip. Nuk pati lumturi, dhe dukej edhe nga letra e Lenjanit. Sapo iku ai, gjërat kanë ndryshuar.

REZULTATET – Nuk po kuptoheshim në fushë, dhe këtë duhej ta kuptonte Panuçi. Po nuk i bëmë gjërat mirë ne në fushë, duhet ndërhyrje. Kemi kualitete, dhe tani shkojmë për pikë në Islandë.

NAPOLI – Ançeloti është një trajner shumë i mirë, nga ata persona që të rrinë në zemër. Ka lojën e vet, dhe ndoshta unë nuk përshtatem shumë aty. Nëse gjërat nuk ecin mirë, do shohim çfarë do bëjmë. Po pres skuadrën e duhur, në momentin e duhur. Tani po mendoj për Kombëtaren, dhe do shoh më pas. Jam gati për një aventurë të re. Dua një shtet të ri, dhe njerëz të rinj. Koha ime te Napoli ka mbaruar.

SARRI – Sarri është si babai im. E urova për fitoren me Çelsin, sepse e meriton të fitojë diçka në futboll. E ka nisur nga zero, ka arritur finale, por nuk ka fituar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...