E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Panik në mes të Durrësit, gruaja tenton t’i vërë flakën vetes

Një 60-vjeçare ka tentuar t’i vërë flakën vetes paraditen e sotme në Durrës, përpara Bashkisë. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Gruaja e identifikuar si Fatime Gashi, kishte një shishe me benzinë në dorë, dhe tentoi që ti vinte flakën vetes. Kanë qenë kamiltarët e rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se tashmë 60-vjeçarja është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në ambientet e policisë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.

Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...