Panik në Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati

Në orët e para të ditës është përfshirë nga flakët kati i gjashtë i një pallati në Durrës. Burimet bëjnë me dije se flakët kanë shpërthyer në një apartament në katin e 6-të pallatit, në zonën e ish-furrës së bukës në Durrës.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy mjete të forcave zjarrfikëse.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve.