Italia ka regjistruar rënie të numrit të rasteve me koronavirus dhe viktimave, përgjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet e Emergjencave Civile njoftojnë se sot kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar në 34,945 numrin total të njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 188 raste të reja me COVID-19. Kështu shkon në 242,827 numri total i rasteve të regjistruar në vendin fqinj.
Mbi 194 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, ndërsa më shumë se 13 mijë raste janë ende aktive.
Në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 12,7 milionë raste me koronavirus dhe mbi 565 mijë viktima. Ndërkohë, mbi 4.7 milionë raste janë ende aktive.