E mërkurë, 12 Gusht, 2020
31 C
Tirana

Pandemia/ Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Në Kuadrin e fundit makroekonomik, qeveria shqiptare parashikon që të ardhurat për frymë në vitin 2020 të zbresin në 553 mijë lekë (rreth 4,760 euro). Në krahasim me një vit më parë, këto të ardhura pritet të bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro më pak për çdo shqiptar.

Kjo është hera e parë, të paktën në dekadën e fundit, që të ardhurat për frymë vlerësohen në ulje. Arsyeja kryesore lidhet me pasojat që pandemia e Covid ka dhënë në ekonomi.

Për 2.84 milionë banorë që ka vendi, humbja totale e të ardhurave vlerësohet të arrijë në rreth 770 milionë euro.

Humbja e këtyre të ardhurave, sipas parashikimit të qeverisë, pritet të rikuperohet me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në 604 mijë lekë (PBB për frymë) në vitin 2021 dhe 648 mijë lekë në vitin 2022.

Sipas parashikimeve në Kuadrin makroekonomik, pas recensionit të fortë në vitin 2020, aktualisht i parashikuar në -4.3%, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme.

Rritja ekonomike parashikohet në 5.9% në vitin 2021 dhe të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4% gjatë periudhës afatmesme në vijim.

Më specifikisht rritja ekonomike parashikohet në 3.8 dhe 3.9% respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.

Kuadri makroekonomik parashikon që norma e papunësisë të rritet në 13.8% në 2020-n, nga 12% në fund të 2019-s, ndërsa numri i vendeve të punës do të ulet lehtë me 0.2%.

Por, rikuperimi pritet i fortë dhe papunësia pritet të bjerë sërish në 10.9% në vitin 2021 dhe 9.4% në vitin 2022.

Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 2.4% në vit gjatë viteve 2021–2023. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës.

Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë pak a shumë të njëjtën strukturë të perspektivës së ofertës agregate të aktivitetit ekonomik. Rrjedhimisht pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Lexo edhe :   Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri
Lexo edhe :   Pandemia/ Mjeku paralajmëron Maradonën: Mos shko në stërvitje

Pavarësisht zgjerimit të pritshëm të punësimit në afatin e mesëm, sërish produktiviteti i përgjithshëm i punës pritet të ketë një përmirësim të lehtë gjatë kësaj periudhe.

Nga do të vijë rritja

Në periudhën afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral.

Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës.

Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej do të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredimarrje më të lartë.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë.

Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

Specifikisht, konsumi final total për periudhën afatmesme (2021–2023) parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3.8% në vit, duke kontribuar me mesatarisht rreth 3.4 pikë përqindje në vit në rritjen e PBB-së.

Ndërsa investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma realë mbi nivelin 3.1% në vitet 2021–2023, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 0.7 pikë përqindje në vit. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“Terapia me plazmë nuk është shpëtimtare”, Rakacolli: Spitalet e tjera janë gati nëse s’ka kapacitete

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shprehet se spitalet e tjera të dedikuara për trajtimin e koronavirusit do të hapen kur të përfundojnë kapacitetet tek...

ISHP: Kufizimet mund të rikthehen

Situata sa vjen e përkeqësohet. Veç Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që konsiderohen si vatra të nxehta, rastet me Covid-19 po shtohen edhe në bashki...

Policia bën “namin” me gjoba, bllokon 35 leje drejtimi në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi. Gjatë kontrolleve me radar, janë konstatuar shpejtësi...

Balla: Mirënjohje Bashkimit Evropian për mbështetjen e dhënë prej 180 milion €

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen e dhënë prej 180 milion €. “Beteja ndaj...