E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Pandemia/ Shifra të larta! Sa pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës

Një numër i lartë pacientësh me koronavirus po trajtohen aktualisht në spitalet e Kosovës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se 270 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në shtatë spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, në klinikat e QKUK-së po trajtohen 186 pacientë.

Prej tyre, 107 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, ku dy janë në mjekim intensiv, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa 55 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në Mjekësinë Sportive janë të shtrirë 15 pacientë, ku dy prej tyre janë të intubuar, dhe në Klinikën e Pulmologjisë të QKUK-së, 34 të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, po mjekohen me oksigjenoterapi.

Në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq, janë duke u trajtuar 22 raste me COVID-19; në spitalin e Gjakovës po trajtohen 19 pacientë, në atë të Pejës 29, në Ferizaj pesë, në Gjilan pesë, në Mitrovicë tre dhe në Vushtrri është i shtrirë një pacient me koronavirus.

Prej 13 marsit, kur janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë, deri më 7 korrik, janë regjistruar gjithsej 3,886 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 82 pacientë kanë vdekur dhe 2,003 janë shëruar, shkruan “Rel”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...