E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Pandemia/ Rregullat që duhet të ndjekë çdo nxënës e mësues për fillimin e shkollës

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Viti i ri shkollor do të startojë më 14 shtator, dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave në kushte pandemie.

Udhëzuesi do të shërbejë për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve si dhe për prindërit.

Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, duhet të njoftojë mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo. Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

Nuk do lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës. Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.

U D H Ë ZIM/ MBI KUJDESIN DHE MASAT ANTI COVID-19 NË STRUKTURAT ARSIMORE PARAUNIVERSITARE PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

Hyrje. Një nga dimensionet e rëndësishme për hapjen e sukseshme të shkollave mbetet mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve nga infeksioni që sjell sëmundjen e COVID-19. Për këtë arësye si më poshtë rekomandojmë:

KUJDESI PËR NXËNËSIN/ Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.

Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi 2 metra.

Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryej vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:

➢Matje të temperaturës me termometër dixhital;

➢Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar;

➢Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen,si dhe shami letre përhigjenën e hundëve;

Sipas mundësive mund të vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion dezinfektues me bazë të kloritaktiv, për desinfektimin e pjesëve të poshtme të këpucëve për para hyrje snë ambjentet e brendshmetë shkollës.

Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës. Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.

Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.

Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra),nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së femijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjeterit.

Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa

Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2metra.

Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

Në se transporti i nxenësve kryet me mjetet tëtransportittë dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin .

Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.

Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.

Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.

Nxënësitndalohentë dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet.

Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

Nuk lejohet ushqimi në klasë.

Lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të. Kjo do të thotë, p.sh., nxënësit e klasës Iª do të hyjnë vetëm në sallën e përcaktuar për nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në korridorin ku ndodhet klasa e tyre, pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera.

Rregullat për lëvizjen e nxënësve duhet të jenë të afishuara në ambjentet e klasave dhe në korridore.

Nuk lejohen qëndrimet në korridore.

Nxënësit të mbajnë largësinë minimale të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri kur lëvizin në korridore.

Komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.Mund të jetëedhe nëpërmjet telefonit apo kompjuterik, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë.

Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.

Kujdesi për higjienën

Nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë shkollës, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese të shpërndara nga ekipi mjekësor dhe shërbimi psiko-social i shkollës.

Nxënësve duhet t’uflitet çdo ditë për rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes, teshtitjes dhe mbajtjen e maskës.

Çdo nxënës në shkollë duhet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik përpërhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj.

Lexo edhe :   Bum rastesh me të infektuar, Rama dhe Manastirliu në spitalin Covid 3
Lexo edhe :   Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK me koronavirus

Të minimizohet prekja e herë pas hershme e maskës, të kihe tkujdes që gjatë heqjes të kryhet ng apjesa e pasme e maskës si dhe larja e menjëherëshme e duarve apo përdorimi idesinfektantëve në fund të këtij procesi.

Duhet të sigurohen nga struktura arsimore:uji irrjedhshëm, sapunii lëngshëm, letra përfshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambjentet e shkollës.

Gjatë qëndrimit në ambjentet e shkollës, çdo individ duhet të mbajë detyrimisht maskë (sipas specifikimit të grupmoshave).

Dritaretduhettë mbahentë hapura, osetë paktënklasattë ajrosen 5-6 herë gjatë kohës sëmësimit.

Klasat duhet të kenë aq nxënës sa lejojnë distancimin jo mëpak se1.5 metra nga njëri nxënës tek tjetri. Janë të ndaluara takimet dhe mbledhjet ballë përballë në ambientet e shkollës.

Nëse nxënësi manifeston gjëndje stresi dhe ankthi,ai i drejtohet shërbimit psiko-social të shkollës nëpërmjetmësuesit kujdestar dhe “Këndit tëpsikologut” online pranë DRAP-së.

Në një klasë apo sallë laboratori të mos qëndrojnë më shumë nxënës se sa mund të qëndrojnë në atë mjedis duke  respektuar distancimin social dhe fizik.

Aktivitetet në ambjentet e shkollës, sportive e artistikeduhet të kryhen në grupe jo më shumë se 10 persona dhe duke ruajtur distancimin fizik.

Të jenë të afishuara në të gjitha ambjentet e shkollës postera mbi masat e parandalimit të infeksionit COVID-19 dhepostera me mesazhetë qartadhetë thjeshta.

Të vendosenposteratë veçantë përmënyrën e larjes së duarvedhembajtjessëmaskës.

Në hyrjedhedaljetë ambjentevetë shkollës,rekomandohettë vendosetnjë higjenizuespërduart në trajtë solucioni me përmbajtjeaktivetë alkoolit 60%,i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohësipranishëm

Të kryhet dezinfektimi i çdoklase, çdoditë. Pas përfundimit të proçesit mësimor, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese.

Dezinfektimi mjediseve të brendëshme dhe të jashtëme të shkollës duhet të kryhet pas procesit mësimor 2 herë në javë

Do të pranohennë ambientet e shkollësvetëmnxënësitapoprindërit (në rastet e nxënësvetë ciklitfillor) që do të firmosinrregullorenmbiparandalimin e perhapjes se COVID-19.

Përpara se të rifillojnë mësiminnë ambjentet e shkollëssipasrregullorevetë rejapërparandalimin e përhapjes së COVID-19, nxënësitduhettë plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimitpërsituatën e tyreshëndetësoredhetë familjarëvetë tyre, e cilashërbenpërtë hetuarparaprakishtmundësinë e një vatreinfeksioni COVID-19.

Nxënësitqë nukzbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipasrregullores së shkollës.

KUJDESI PËR MËSUESIN

Mësuesi paraqitet në shkollë në orëne përcaktuar nga drejtoria, përpara ardhjes së nxënësve.

Mësuesit e kujdestarisë ditore/javore paraqiten në shkollë në orëorën e përcaktuar nga drejtoria e shkpollës.

Stafi mjekësor i shkollës (mjeku/infermierja e shkollës), ose personeli i shkollës i caktuar nga drejtori dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtëme, kryen për çdo nxënës procedurën si më poshtë:

Mat temperaturën me termometër digjital.

Spërkat solucion dezinfektues me përmbajtje 70% alkooli në duart e nxënësve dhe të stafit.

Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë.

Mësuesi mban gjatë orarit zyrtar maskën dhe solucione dezinfektuese.

Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit.

Mësuesi i arsimit fillor largohet nga institucioni vetëm kur klasa e tij mbaron procesin mësimor.

Mësuesi i AMU-së dhe AML-së largohet nga institucioni vetëm me miratim të drejtorit të shkollës.

III. KUJDESI PËR PERSONELIN NDIHMËS

Sanitaret

Personeli ndihmës paraqitet në institucionin arsimor në orëne përcaktuar nga drejtoria e shkollës.

Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën dhe solucione dezinfektuese.

Korridoret pastrohen çdo dy orë.

Tualetet pastrohen e dezinfektohen çdo 30 minuta.

Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, u hidhet klor sipas udhezimeve përkatëse çdo ditë .

Dorezat e dyerve dhe dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune si dhe parmaket e shkallëve dhe vende të tjerapastrohen dhe dezinfektohen sa më shpesh.

Largimi nga institucioni arsimor bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezinfektimit të çdo mjedisi të tij.

Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit.

Roja i institucionit/oficeri i sigurisë

Paraqitja në institucionin arsimor bëhet në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.

Roja/oficeri i sigurisë të mbajë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat dhe solucione dezinfektuese.

Roja nuk lejon prezencën e prindërve dhe çdo individi tjetër brenda në institucion (me përjashtim të nxënësve dhe personelit të deklaruar të institucionit arsimor).

Çdo kërkesë për komunikim me drejtuesin e institucionit të bëhet nëpërmjet numrit të kontaktit të drejtorit ose të stafit drejtues.

Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit dhe sanitaret.

KUJDESI PËR PRINDIN

Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore.

Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë.

Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë.

KUJDESI PËR DREJTUESIT

Ngrenë grupe pune dhe hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e situatës, garantimin e standardeve dhe respektimin e rregullave të përcaktuara më këtë rregullore.

Monitorojnë pajisjen e nxënësve dhe të stafit me mjetet mbrojtëse, si: maskë, xhel dezinfektues për përdorim personal (sipas mundësive).

Mbajnë kontakte, përmes komunikimit elektronik, me njësinë e vetëqeverisjes vendore, njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e Shëndetit Publik, Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për ecurinë e procesit mësimor.

Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore, si p.sh rritje të temperaturës etj., apo ka njoftim nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë apo ka patur kontakte me COVID-19 lajmëron menjëherëNjësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi.

Për cdo mësues apo personel tjetër të shkollës i cili paraqet probleme shëndetësore si p.sh. rritje të temperaturës etj. apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi.

Drejtuesit e strukturave arsimore duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e kontrollit të riskut të miratuar nga autoritetet shëndetësore.

Rezervojmë të drejtën të rivlerësojmë elementët e këtij udhëzuesi në rast të ndryshimeve epidemiologjike të COVID-19.

DREJTOR

Albana FICO

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

“Do bëhet pallat”/Veliaj: “Sami Frashëri” do ndërtohet aty ku ka qenë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar menjëherë pas denoncimeve të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha në emisionin “Opinion” se aty...

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin, me Fatos Nanon na ndante plumbi

Mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, deputeti Myslim Murrizi është shprehur se kur ka qenë president Rexhep Meidani, ka...

Lexoni parashikimin e horoskopit, kjo është shenja më me fat për sot

Dashi Do të keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni me miqtë, por bëni kujdes sepse buxheti juaj financiar mund të dalë jashtë kontrollit....