Vala e dytë e pandemisë Covid-19 ka ‘ripushtuar’ Italinë.
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka regjistruar 21,273 raste të reja dhe 128 viktima.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve në Itali shkon në 525,782, ndërsa ai i viktimave në 37,338.
Rajonet më të goditura janë Lombardia me mbi 5 mijë raste ditore, ndërsa pas saj vjen Piemonte me 2287.
Nisur nga kjo situatë, Italia ka marra masa drastike.
Qeveria ka vendosur për mbylljen e bareve dhe të restoranteve nga ora 18:00 e pasdites.
Në valën e parë të Covid-19, Italia ishte një nga shtetet më të goditura në Europë dhe botë.