Gjermania ka shënuar një rekord të infektuarish me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke kaluar pragun e 2 mijë rasteve.
Sipas autoriteteve vendase, ky nivel nuk ishte arritur që prej fundit të muajit prill.
ATSH raporton se Instituti shëndetësor RKI ka regjistruar 2.034 raste të reja, duke e çuar numrin total që prej fillimit të pandemisë në 232.082. Ndërkohë, 7 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin total në 9.267 të vdekur.