Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 64-vjeçare nga Shkodra e një 63-vjeçare nga Elbasani.
“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftim.
Deri më tani janë shënuar 97 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, prej të cilave: Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1.